SHBA, Boston - Anglia dhe Gana barazuan 0-0 në ndeshjen e dytë të Grupit L në Kupën e Botës 2026. Ndeshja e cila nisi në orën 22:00 mbrëmjen e 23 qershorit me kohën shqiptare ishte shumë taktike, teksa dy skuadrat kërkuan mos pësonin, gjë që në fund edhe ia arritën.

Rasti më i diskutuar ishte ai i minutës së 79-të kur Gana pretendoi për një 11 metërsh që nuk u konsiderua nga arbitrat dhe as nga VAR-i. Ndërkohë mundësinë më të mirë te Anglia e kishte Harry Kane i cili gaboi me të majtën. Gana shënon barazimin e 23-të në historinë e saj në Kupën e Botës, më së shumti nga çdo komb.

Pas këtij dueli, Anglia kryeson me katër pikë Grupin L, ndjekur nga Gana po me kaq pikë. Në orën 01:00 të kësaj të mërkure do të luhet Panama - Kroaci. Ndeshjen e radhës Anglia e luan kundër Panamasë, ndërsa Gana përballet me Kroacinë.

Renditja në Grupin L:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.