Zhvillimet më të rëndësishme
32'- Dembele i frikshëm. Realizon golin e tretë personal dhe të tretin pë Francën në këtë përballje
21'- Norvegjia rihap shpejt llogaritë. Aasgaard lëviz bukur brenda zonës, duke dërguar shifrat në 1-2.
20'- Dembele i papërmbajtshëm! Dyfishon nga jashtë zon avantazhin kundër Norvegjisë.
7'- Franca e nis me marshin e pestë. Pas traversës së Mbappe-s është Dembele që zhbllokon shifrat.
1’- Ka nisur në Boston kryesfida e grupit I mes Norvegjisë dhe Francës. Surprizë e madhe ulja e Halaand në stol.
Senegal 1-0 Irak
4'- Diarra kalon shumë shpejt në avantazh Senegalin kundër Irakut.
1’-Ka nisur në Toronto ndeshja delikate mes Senegalit dhe Irakut
Si vijnë skuadrat
Sonte në Boston po luhet një prej dueleve më spektakolare të fazës së grupeve edhe pse Norvegjia dhe Franca e kanë siguruar kualifikimin. Këto dy kombëtare do të përballen për vendin e dytë, ndërsa një duel i zjarrtë pritet edhe mes Halaand e Mbappe-s. Të dy janë në kuotën e 4 golave pas 2 ndeshjeve të para dhe duan t’i mbyllin grupet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mungesa e madhe do të jetë trajneri i Francës Didier Deschmaps, i cili ka udhëtuar në vendlindje për shkak të ndarjes së nënës së tij nga jeta. Dueli tjetër i grupit I, po në orën 21:00 do të jetë mes Irakut dhe Senegalit. Të dy këto kombëtare kanë nga 0 pikë dhe duhet të fitojnë patjetër për të shpresuar te kualifikimi si vendi i 3-të.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





