Kombëtarja shqiptare është gati për sfidat e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 27 futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e rëndësishme ndaj Serbisë dhe Letonisë, që do të zhvillohen më 7 dhe 10 qershor.

Për këto dy përballje, bie në sy grumbullimi i dy lojtarëve nga Superliga shqiptare. Portieri kampion me Egnatian, Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji, rikthehen në kombëtare pas një mungese të gjatë.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Mario Mitajt, i cili mungoi në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi. Mungon sërish Taulant Seferi dhe jashtë është lënë edhe mbrojtësi Enea Mihaj.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.