SHBA, Texas - Anglia fitoi 4-2 kundër Kroacisë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ndeshjen e Kupës së Botës 2026, e vlefshme për Grupin L. 'Tre Luanët' dominuan duelin kundër ballkanasve, teksa rezultati mund të ishte më i thellë në favor të të besuarve të Tuchel, nëse portieri Livakovic nuk do të ishte në një mbrëmje të magjishme.
Anglezët kaluan në epërsi pas 12 minutave lojë me penalltinë e kthyer në gol nga Harry Kane, para se Baturina të barazonte gjithçka në minutën e 36-të. Fundi i pjesës së parë solli edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Kane kaloi sërish në avantazh Anglinë, por Musa barazoi në 2-2 për Kroacinë.
Fillimi i fraksionit të dytë solli golin e tretë për Anglinë. Jude Bellingham përfitoi nga pasimi i Anderson dhe gjeti golin e epërsisë. Më pas anglezët vijuan të dominonin takimin, por Livakovic në portë bëri shumë pritje për kroatët. Megjithatë, në minutën e 85-të Rashford shënoi edhe golin e katërt për Anglinë. Te Kroacia Luca Modric luajti Botërorin e pestë.
Pas këtij dueli, Anglia prin Grupin L me tre pikë, duke lënë pas Ganën, Panamanë dhe Kroacinë. Pas pak Gana do përballet me Panamanë.
Renditja me Grupin L:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








