Franca është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit 2026. “Gjelat” mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Marokun në çerekfinale, njëjtë si gjysmëfinalja e Botërorit 2022, duke u bërë kombëtarja e parë që siguron një biletë në mesin e 4 më të mirave.

Në Miami përfaqësuesja e drejtuar nga Deschamps pati shansin e artë të merrte epërsinë në minutën e 28, por Kylian Mbappe gaboi 11-metërshin përballë portierit Bono. Megjithatë numri 10 i Francës shleu gabimin në pjesën e dytë, duke realizuar një gol spektakolar që i dha epërsinë ‘gjelave’. Rasti do të komentohej gjatë, pasi ka dyshime se Rabiot rifitoi topin pas një prekje të topit me dorë. Theksin te ky episod e vendosi trajneri i Marokut Ouahbi, i cili nuk kishte dyshime për prekjen e topit me dorë. Ai tha se ‘nuk e di përse VAR nuk e konsideroi faull’, ndërsa shtoi se ‘disa prej futbollistëve lanë edhe lojën në pritje të vërshëllimës së arbitrit argjentinas’.

Goli i Mbappes detyroi Marokun të hidhej në sulm, duke lënë hapësira në prapavijë. Kjo u shfrytëzua nga Dembele i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Francës. Pas ndeshjes, Mbappe i cili barazoi Messi-n në garën për golashënues, u shpreh se ‘ka ende shumë rrugë drejt trofeut’ dhe shtoi se ‘na presin ndeshje më të vështira se sa ato që kemi kaluar deri më tani’.

Në gjysmëfinale Franca do të përballet me fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë. Ndërkohë eliminimi i Marokut ka sjellë trazira në Paris dhe Londër ku emigrantët marokenë u përplasën me policinë vendase. Në veri të Francës, fatkeqësisht një 17-vjeçare humbi jetën gjatë festimeve. Ajo kishte dalë të festonte me shoqërinë kur një kamion e aksidentoi për vdekje. Shoferi u arrestua dhe rezultoi në efektin e alkoolit.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.