Wrexham - Kombëtarja shqiptare e vajzave në futboll mbylli mbrëmjen e djeshme përgatitjet për ndeshjen kundër Uellsit e cila luhet sot në orën 20:15 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2027.
Skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh, si dhe është e përqëndruar maksimalisht në prag të kësaj sfide të rëndësishme. Për këtë takim, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion lojtaren Alma Hilaj, e cila do të mungojë për shkak të kartonëve të marrë në dy ndeshjet e para si dhe mbrojtësen Melissa Tom.
Ndeshja Uells - Shqipëri do të luhet sot në orën 20:15 në stadiumin “Stok Cae Ras” në Wrexham.
Renditja
Komente







