Brazili i jep lamtumirën Botërorit, Belgjika në gjysmëfinale përballë Francës/ VIDEO-GOLAT

Brazili i jep lamtumirën Botërorit, Belgjika në gjysmëfinale përballë Francës/ VIDEO-GOLAT

Autogoli i shkaktuar nga Fernandinho

Brazili i jep lamtumirën Botërorit të Rusisë. Belgjika ka bërë surprizën duke mposhtur brazilianët me rezultatin 2-1, ndërsa në gjysmëfinale do të përballen me Francën.

Amerikano-latinët e nisën ters ndeshjen, pasi shkaktuan një autogol me Fernandinhon në fillim të ndeshjes. Goli çoroditi brazilianët, ndërsa në të 32’Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë duke shkuar të qetë në pushim të pjesës së parë.

Në të dytën Brazili u zhvendos i gjithi në sulm duke ngushtuar diferencën me Renato Augusto në të 76', por vetëm kaq, pasi nuk arriti që të barazonte. Belgjika e administroi rezultatin mjaft mirë deri në fund duke kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Brazili kthehet në shtëpi.

Brazil 1-2 Belgjikë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Orsato: 06/07/2018 23:49

    Orsato dhe Vari cojne ne shtepi Brazilin se Belgjiken e shqeu pjesen e dyte.Penalltia e G Jesus ndryshonte gjithcka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un