Tirana mirëpriti për herë të parë botërorin e mundjes për moshën 23 vjeç dhe të rritur, në peshat jo olimpike. Me pjesëmarrjen e 2300 sportistëve nga 80 shtete, ky aktivitet i madh sportiv u zhvillua në sallën sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik në Tiranë.
Teksa vlerësoi fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit, kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi organizimin e këtij aktiviteti në kryeqytet.
“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi pritur në Tiranë dhjetëra shtete, nga të gjithë cepat e botës, dhe pavarësisht se politika ka bindje të ndryshme, ca janë majtas, ca janë djathtas, ca janë në veri, ca janë në jug, ca janë në Azi, ca janë në Amerikë, rëndësi ka që sporti na bën të gjithëve bashkë. Ndaj, dua ta falenderoj me gjithë zemër Sahit Prizrenin dhe skuadrën tonë të Federatës së Mundjes, për një organizim të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Veliaj u shpreh se rezultatet e shkëlqyera të arritura në Olimpiadën e Parisit, janë vetëm fillimi i një ëndrre të bukur.
“Shpresoj shumë që ajo që ne arritëm në Paris, të jetë vetëm fillimi i një ëndrre të bukur, fillimi i një projekti të bukur, fillimi i një historie të bukur. Fillimi i një historie ku rinia merret me sport, ku fëmijët dhe të rinjtë rrinë larg rrugës, larg kafeve, larg iPhone dhe iPad, merren më shumë me njeri-tjetrin, kuptojnë që jeta ka humbje, jeta ka dhe fitore, asnjë nuk është e përjetshme, edhe humbja dhe fitorja kanë ato etapat e tyre, por mbi të gjitha formojnë karakterin tonë. Sot kemi lirinë që të merremi me sport, sot kemi një liri të merremi me bindjet tona, por mbi të gjitha kemi energjinë e jashtëzakonshme për ta kthyer Tiranën në një qytet për të gjithë”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ky kampionat, përkon dhe me zhvillimin e Kongresit Botëror të Mundjes në vendin tonë, ku marrin pjesë mbi 200 delegatë, që përfaqësojnë 117 shtete të botës.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55