Sot në emisionin Botërori + në Report Tv , është diskutuar për ndeshjen e parë të gjysmëfinalisteve, Francë-Belgjikë. Të ftuarit mendojnë që finalistja e parë do të jetë Franca e cila do të triumfojë ndaj Belgjikës. E ftuar speciale në Report Tv, ishte drejtoresha e Art, Kulturë dhe Trashëgimi, Ilda Mara, e cila mendon që skuadra belge është shumë e fortë por Franca do të jetë finalistja e parë.
Ilda Mara : Ka shumë rivalitet, të dyja ekipet janë frankofone. Historikisht ka pasur shumë rivalitet midis dy kombeve. Kombëtarja është edhe një lloj identiteti në një farë mënyre dhe francezët janë shumë popullorë. Në Francë futbolli ndiqet masivisht dhe festohet shumë kur luan kombëtarja. Franca është shumë kompakte dhe është aftësia e trajnerit që ka arritur këtë lloj kompakticiteti me skuadrën. Unë mendoj që dueli më i madh është Griezman dhe Hazzard. Të shpresojmë që të mos arrijmë te penalltitë. Zemra do që të fitojë Franca.
Ekspert Albert Karriqi:Franca më e mirë në sulm dhe kundërsulm. Faza e mbrojtjes së Belgjikës më e thellë.Belgjika do të ketë problem Mbappe dhe jo Griezman. Lukaku do të jetë lojtari më i mirë sot, është i vështirë të markohet. Chadli është lojtar shtatlartë, potent por nuk ka shpejtësi. Matuidi është lojtar që mban faulla, është e vështirë ti marrësh topin, është sprintier. Prisja që sot të luante Dembele për të krijuar epërsi numerike.Dembele është një në tre lojtarët më të mirët në botë. Franca ka avantazhe sepse ka eksperiencë dhe nga të gjitha skuadrat është më e avancuara nuk ka problem me stafin dhe futbollistët. Portieri më i mirë është Kurtua sipas kërkesë-ofertës.
Përsa i përket skedinës, të ftuarit e përhershëm Karriqi, Mikela si dhe e ftuara speciale Ilda Mara kanë parashikuar rezultatet e ndeshjes Francë-Belgjikë. Ilda është shprehur se: ‘Zemra do që të fitojë Franca’.
Skedina e Botërori +