BRAZIL 2014 - 1 milionë dollarë janë një shumë normale për një futbollist profesionist i cili është mësuar me koftra me shumë zero, por kjo është një padrejtësi për t’u mos toleruar për një tifoz të inatosur. Në terma monetare diferenca mes kupës së bronxit dhe asaj të drurit është 1.5 milionë euro. Holanda si fituese e finales së vogël do të marrë 22 milionë dollarë, e ndërsa Brazili do marrë 20 milionë.

Paratë e marra më pas do të ndahen mes futbollistëve dhe stafit teknik. Për tifozët Brazilian, pas poshtërimit me Gjermaninë, nuk e kapërcejnë dot që David Luiz me shokë të kalojnë nga financa.
“Ktheni lekët mbrapsht, nuk meritoni asgjë”- është apeli i bërë ndaj futbollistëve.
 
Shumat e vëna në dispozicion nga FIFA është çmim i parë më i lartë në historinë e Botës: 576.000.000 dollarë, pothuajse 37% më shumë se në botërorin në Afrikën e Jugut. Shumica e këtyre parave shkojnë për atletët dhe federatat, por ka edhe kompensimet për ekipet lokale për përdorimin e objekteve dhe tarifat përkatëse të sigurimit. Kualifikimi për Kupën e Botës ishte me vlerë  1.5 milion dollarë. Tre ndeshjet në grup do të sillnin 8 milionë të tjera, të cilat lejojnë shpenzimet e mbështetjen e kombëtares.
 
 
Fitimi i vërtetë për ekipet kombëtare fillojnë në fazën çerekfinales, ku çdo skuadër përfiton 20 milionë dollarë. Duke u rritur në 25 në gjysmëfinale dhe në 35 milionë për fituesin e Maracanës. Polemikat për të ardhurat nga ky kompeticion nuk kanë prekur vetëm të ekipin vendas. Lojtarët e Kamerunit kanë kërcënuar se nuk do të niseshin për në Brazil pa marrë paratë e premtuara. Bëhej fjalë për shpërblimin që u ishte premtuar nga federata për kualifikim, rreth 15 mijë euro për person.

Më pikant është rasti i lojtarëve të Nigerisë që kanë kërcënuar me bojkot para ndeshjes së 1/8-ve kundër Francës. Por hoqën dorë nga bojkoti vetëm pasi morën siguri nga autoritetet sportive se çeku nga ana e FIFA-s do të vijë.
 
Në dhomat e zhveshjes së Ganës kanë fluturuar shuplakat mes kapitenit Muntari dhe një drejtuesi. Ekipi e mori shumë keq propozimin për një taksë federale që shkonte 3 milionë dollarë. Lojtarët në fund kanë marrë nga 100.000 dollarë secili në sajë të një paradhënie nga qeveria Braziliane. Lekët mësohet se erdhën gjatë natës.
 
Për fat të mirë, ka edhe një rast ndryshe. Lojtarët e Greqisë, që pasi janë kthyer nga Kupa e Botës, hoqën dorë nga çmimet për ndërtimin e një qendre sportive në Athinë. "Ne nuk duam para shtesë” – janë shprehur ata duke shtuar - “Ne luajë vetëm për Greqinë dhe për popullin tonë."

Së fundi, ekipi algjerian, i cili është zvarritur në polemikën mes Izraelit dhe Palestinës për vendimin për shpërndarjen e parave për fëmijët e Gazës, por sipas shtypit francez ky lajm do të ishte një shaka.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)