Botimi në fletoren zyrtare i vendimit të ERE për fashën 800 kilovat, Ministrja e Energjisë: Është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh.

Ajo u shpreh se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor.

“Fasha 800 kWh për të cilën shprehet ERE është për çmimin, sepse kjo është detyra e saj. Pra çmimi miratohet, dhe këtu mbaron fusha e ERE, por qeveria ka të drejtën, duke parë reshjet dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, të aplikojë ose jo atë fashë. Gjatë muajit tetor nuk do ta aplikojmë fashën. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të kursejnë 15% më pak relativisht me faturën e një viti më parë, që ekuivalentohet me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaj, ose 3.4 miliardë lekë. Do të fusim menjëherë emërimin e një Administratori Energjetik, një punonjës i institucionit që do të ketë si target këtë ulje për ndërmarrjen që përfaqëson. Nëse nuk do të arrihet targeti për 2 muaj rresht, masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për administratorin ose përgjegjësin”, deklaroi Balluku. 

 


Lajmi kryesor:

Vendimi: Institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë në krahasim me një vit më parë! Nëse nuk arrihet targeti, gjobiten me 50 mijë lekë drejtuesit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës