Botohen ndryshimet ligjore për dhunën në stadiume, kush godet arbitrin dënohet me 3 vjet burg

Botohen ndryshimet ligjore për dhunën në stadiume, kush godet arbitrin dënohet me 3 vjet burg

Më 11 mars të 2019 pas ngjarjeve të shëmtuara në stadiumin e Kamzës që solli edhe ndërprerjen e kampionatit, kryeministri Rama në një tryezë të përbashkët me FSHF-në, premtoi se do të kishte ndryshime në ligj për aktet e dhunës të shkaktuara në stadiume. Ndër të tjera binte në sy kërkesa me tre vite burg pë ata që godisnin arbitrat, apo zyrtarë të tjerë.

Të martën me datë 24 ndryshimet për dhunën në stadiume janë bërë realitet pasi janë botuar në Fletoren Zyrtare. Të gjitha vendimet do të hyjnë në fuqi me datë 8 tetor të 2019.

Vendimet e botuara në Fletoren Zyrtare

“Neni 274/a

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit,  arbitrit,  ndërmjetësit  sportiv,  për  shkak  të veprimtarisë   sportive,   nga   persona   jashtë   kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po  kjo  vepër,  kur  kryhet  në  ambiente  sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo   anëtarë   të   klubeve   sportive,   dënohet   me burgim nga një deri në pesë vjet.

Neni 274/b

Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive

Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të  aktivitetit  sportiv,  nga  persona  të  paautorizuar, përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë  ose me burgim deri në tre muaj. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi  masën  e  njerëzve,  mbajtja  apo  përdorimi  i lëndëve   piroteknike,   fishekzjarreve,   flakadanëve, gjatë    zhvillimit  të    një  aktiviteti  sportiv,  dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol Baci: 25/09/2019 17:15

    Ju lumte Vandalet dhe Huliganet nun kane vend ne Stadiume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit