Botuesi i “Daily Mail”
i kërkon falje Melania Trumpit

Botuesi i “Daily Mail”<br />i kërkon falje Melania Trumpit
Botuesi i gazetës “Daily Mail” i ka kërkuar sot falje Zonjës së Parë Melani Trump dhe kanë rënë dakort që ti paguaj asaj rreth 2.9 milion dollare
.
Kjo për shkak të një artikulli të publikuar në vitin 2016 që përsëriste akuza të rreme, ku thuhej se një agjenci e modelimit ku zonja Trump ka punuar, shërbente si kompani që ofronte vajza për shërbime seksuale.

Gjatë muajit Shkurt Zonja e Parë ka ngritur një padi për shpifje duke kërkuar 150 milion dollarë si dëmshpërblim  për demtim të interesave të biznesit të saj dhe shqetësim të natyrës emocionale.

Sipas padisë artikulli kishte dëmtuar aftësinë e saj për të fituar miliona dollarë gjatë një kohe kur ajo do të ishte “një nga gratë më të fotografuara në botë”.

Artikulli i është referuar pretendimeve të publikuara në një liber si dhe në një revistë sllovene, që avokatët e zonjës Trump thanë se në mënyre të gabuar e kanë portretizuar atë si prostitutë.
Në padi është  thënë se gazeta “Deily Mail” e publikoi artikullin ose duke e ditur se akuzat ishin të rreme apo “duke treguar një mungese të thellë përgjegjshmërie për të vërtetën”.



Redaksia online
D.M.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje