Bozdo akuzon Veliajn: Për karrierë 
do shiste dhe krijuesin e tij Rama  

Bozdo akuzon Veliajn: Për karrierë <br />do shiste dhe krijuesin e tij Rama  
Koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bëra nga kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar Veliajn si një kandidat që do bënte gjithçk për karrierë, madje për karrierë mund të shesë dhe krijuesin e tij, Rama.

Më herët në një bashkëbisedim me banorët në zonën e Porcelanit në Tiranë, veliaj kishte theksuar se ishte dakort me Kandidatin Demokrat për Tiranën, Halim Kosova kur thotë që tregjet dhe çerdhet në Tiranë janë katastrofë, kur thotë se terrenet sportive mungojë, duke fajësuar Lulëzim Basha si Kryetar Bashkie për këtë gjendje. Për këtë, Bozdo theksoi se të qenurit dakord me Halim Kosovën është në të vërtetë drejtimi i duhur, duke shtuar se Veliajt si personazh i pabesueshëm dhe i shtirur i ka shpëtuar nga goja 4 herë se është dakord me Kosovën.
 
Erion Veliaj, një personazh i pabesueshëm dhe i shtirur foli edhe sot pa ndalim, por sot i shpëtuan  4 fjali. 4 herë atij i shpëtoi se ishte dakort me Halim Kosovën.
Të jesh dakort me Halim Kosovën është në të vërtetë drejtimi i duhur. Eshtë mirë të jesh dakort me Halim Kosovën, si çdo qytetar tjetër i Tiranës, sepse Halim Kosova ka hyrë në një garë për t’u shërbyer banorëve, e jo për t’u marrë me politikë. Halim Kosova është shembull për t’u ndjekur, sepse ka arritur gjithçka me punë e meritë.
Halim Kosova është krejt e kundërta e një mashtruesi të paskrupullt si Erion Veliaj që është gati të shesë në rastin më të parë edhe krijuesin e tij, Edi Rama, për të bërë karrierë. Qytetarët e Tiranës dinë mirë ta dallojnë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga kallpi, të drejtën nga hileja, të ndershmin nga abuzuesi
”, tha Bozdo.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos