TIRANE- Për shpronësimet për realizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës për bulevardin e ri, janë parashikuar të jetën 450 milionë lekë për këtë vit. Këtë e ka shprehur nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ndërkaq këshilltarët e majtë janë shprehur se lidhur me zgjatimin e bulevardi ka konflikt me banorët, pasi sipas tyre “Bashkia duhet të shlyejë borxhet ndaj individëve dhe bizneseve”. Pas debateve, Këshilli Bashkiak ka votuar unanimisht buxhetin e Tiranës për vitin 2014. Kreu i Këshillit tha se "Ndahemi nga e kaluara, japim votën pro".
Lidhur me buxhetin Dalipi tha se “Problemi i bulevardit me porosi të qeverisë i është deleguar Prefektit. Shpronësimet do të shikohen me prioritet nga Prefekti”.
Sipas Bozdos “rreth 50 mln lekë nga ky buxhet do të përdoren për shlyerje borxhi ndaj vendimeve gjyqësore. Qeveria në mënyrë paralele le të bëjë rivlerësim apo rillogaritje. Projekti i bulevardit të ri nuk mund të hiqet nga buxheti”.
Ndërsa këshilltarja Adriana Berberi tha se “Buxheti nuk është i konsoliduar”.
“Në kushtet kur jemi në një proces kur do sanksionohet prona dhe vlera e saj, të mos filloje shpronësimi. Kur të mbarojë ky proces që i bie në muajin qershor në jemi gati të rialokojmë fondet për shpronësimet e bulevardit”, tha Berberi.
Në përgjigje këshilltari i djathtë Ferdinand Poni tha se “ne jëmi të vendosur që qytetarët të marrin maksimumin e mundshëm, por duhet parashikuar në buxhet. Qeveria të mos e bllokojë këtë projekt madhor të Tiranës. Nuk ka kuptim që për 450 mln lekë për shpronësimet të bllokohen 25 mln euro që do të japin donatorët për ndërtimin e tij”.
KËSHILLI BASHKIAK I TIRANËS MIRATON PAKETËN FISKALE
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kaluar paketën fiskale për sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Pavarësisht diskutimeve të vazhduara lidhur me këtë paketë fiskale, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo ka kërkuar miratimin e kësaj pakete, ndërsa është shprehur që në mbledhjen e radhës të shtohet propozimi i bërë nga anëtari gent Gazheli për reduktim me 30 % të taksës së pasurisë.
Në përgjigje të këtij propozimi, Ferdinand Poni tha se edhe anëtarët e djathtë në Këshillin Bashkiak nuk kanë qenë për dyfishimin e kësaj takse.
Kjo paketë fiskale është paraqitur me rritje taksash dhe tarifa për çerdhet. Sipas Zana Guxhollit, “ndryshimi i tarifës në kopshte vjen nga paketa e qeverisë”.
Ndërsa Poni tha se “tarifa në kopshte shoqërohet me përmirësim të kushteve”, ndërsa shtoi se kjo rritje vjen nga “indeksi i çmimit”.
Këshilli Bashkiak nisi mbledhjen në orën 18:00 për shqyrtimin e projektbuxhetit. Ndërsa jashtë godinës së Bashkisë së Tiranës, vijon protesta e banorëve të stacionit të trenit, e nisur që disa minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com