Bozdo: Do bëjmë gjithçka që të
mos ketë zgjedhje më 18 qersho

Bozdo: Do bëjmë gjithçka që të<br />mos ketë zgjedhje më 18 qersho
Eno Bozdo, një nga organizuesit e protestës së opozitës është shprehur se PD do të bëjë gjithçka që në datën 18 qershor të mos ketë zgjedhje.
 
Sipas tij, data 18 qershor ka rënë ligjërisht dhe moralisht dhe nuk ka se si të zhvillohen zgjedhjet.

Në një propozim për Report Tv, Bozdo foli dhe për protestën e 13 majit ku u shpreh se  do të jetë më masive se 18 qershori. Ai tha se në këto 80 çadra e protestës ka arritur shumë, ku më kryesorja thotë Bozdo është pranimi nga ndërkombëtarët i prezencës së drogës dhe krimit.
 
“Një fitore e madhe për vendit, ndërkombëtarizimi i problemit të drogës dhe kriminalizimit, të gjithë e pohojnë ndërkombëtarë, dashamirës ose jo, të gjithë kanë  pranuar se Shqipëria ka problem me kanabizimin. Ne kërkojmë votime që të ketë një minimum të standardit të ndershmërisë, nuk futemi në zgjedhje ku rezultati është i përcaktuar më parë, këto zgjedhje duhet të mbahen në kushte të tjera,  dhe mënyrave e vetme është largimi i krimit dhe drogës”, tha Bozdo.
 
I pyetur nëse protesta e 13 majit do të anulohet nëse në këto ditë do të arrihet një marrëveshje mes palëve, Bozdo u shpreh se është skeptik që një gjë e tillë të realizohet.
 
“Shpresojmë të arrihet një marrëveshje, por marrëveshje e balancuar, sepse u takon demokratëve, nuk jam optimist se diçka e tillë mund të ndodh, pak rëndësi ka se kur mbahen zgjedhjet. Është e paimagjinueshme që PD të mos marrë pjesë e zgjedhje, e kanë thënë dhe ndërkombëtarët, por këta të fundit asnjëri prej tyre nuk e mohon që ne s’kemi të drejtë në kauzën tonë”, u shpreh për Report TV organizuesi i protestës Eno Bozdo.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)