Banka Qendrore Europiane ka aprovuar një shumë prej 68 miliardë eurosh, si zgjatje dy javore e borxhit emergjent të likuiditetit për bankat greke. Lajmi bëhet me dije nga Reuters duke cituar burime të sigurta.
 
Gjatë ditës së sotme ministri grek i financave Yanis Varoufakis deklaroi se shpresonte që ministrat e financës së Eurogrupit të pranonin kërkesën e qeverisë greke për zgjatjen e marrëveshjes së borxhit të daljes së vendit nga kriza.
 
Zyrtarët e Eurozonës do të diskutojnë mbi këtë mundësi në një mbledhje grupi gjatë të enjtes.

Varoufakis deklaroi gjithashtu se beson se presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem do të aprovojë propozimin gjatë konferencës së të premtes me ministrat e financës së BE-së.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)