BQE shkurtim surprizë normës së
interesit,synohet nxitja e ekonomisë

BQE shkurtim surprizë normës së<br />interesit,synohet nxitja e ekonomisë
Banka Qendrore Evropiane ka shkurtuar normën bazë të interesit në zero për qind, nga 0.05% që ishte, në kuadër të një pakete masash që synojnë nxisin ekonominë e Eurozonës. Kjo është ulja më e madhe e shënuar ndonjëherë.

BQE do të zgjerojë programin e saj lehtësues duke futur në treg jo më 60 por 80 miliardë euro në muaj. Skema tani do të përfshijë blerjen e obligacioneve të korporatave, si dhe borxhin e qeverisë. 

Banka ka vendosur të ulë më tej normën e depozitave bankare. Aktualisht kuota llogaritet në minus 0.4 për qind, një rënie nga minus 0.3 për qind, që do të thotë se bankat mund të paguajnë më shumë për të depozituar fondet në BQE. 

Banka ka vendosur gjithashtu të reduktojë edhe më tej kuotën e depozitës së saj. Paketa e masave që parashikonte vendimin për uljen e normës së interesit ka qenë më radikale nga sa prisnin investitorët.

(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut