Braçe: 4 vite më parë Berisha
e Basha do i kishin pushkatua

Braçe: 4 vite më parë Berisha<br />e Basha do i kishin pushkatua
“Një një kohë tjetër, 4 vite më parë Berisha e Basha do i kishin pushkatuar”. Është ky komenti i deputetit socialist Erion Braçe, i cili i referohet incidentit të një dite më parë, ku 8 studentë qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale.
 
Deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha i cilia tha dje se studentët që qëlluan Ramën nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, Braçe i përgjigjet ashpër: “Po lexoj se Lulzim Basha paska thënë se: Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me aktin e disa studentëve!! Krejt e vërtetë; PD ata që nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; është e provuar dhe e dëshmuar kjo për vite me radhë. Por ka edhe më shumë; Në një kohë tjetër, jo shumë larg-vetëm 4 vite më parë, Berisha kryeminister dhe Basha ministër i vranë protestuesit, jo si këta por nga ata me asgjë në dorë e duar ne xhepa. Dhe të dy janë sot në politikë, udhëheqës madje, kërkojnë edhe drejtimin e vendit përsëri e përsëri,” shkruan Braçe në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij akti i atyre studentëve, tregoi se kohët kanë ndryshuar.

“Gjithkush dje duartrokiti guximin. Mirë bëri. Ka të drejtë; është kohë tjetër, liria që deri dje pritej me pushkë sot të bën guximtar, trim apo trime. Është edhe çështje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirinë e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon më tej duke agresuar; kohët ndryshojnë dhe kohët kanë ndryshuar!! Veç Berisha e Basha jane m’u aty, të pandeshkuar!!”, përfundon komentin e tij Erion Braçe.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal