TIRANË - Lulzim Basha po bën protestë që ti shpëtojë drejtësisë, shkruan deputeti socialist, Erjon Braçe në një reagim të tij në Facebook, për protestën e paralajmëruar të opozitës në datën 20 shkurt.
“Basha po kërkon rol në proteste për ti shpëtuar drejtësisë. Protesta është "imuniteti" i tij!”, shkruan Braçe.
“Lulëzim Basha ka "të drejtë" që kërkon të na shkundë!! Ne duhet ta tundim atë-Lulen!! Ka një pasuri të pamatë, tërësisht të pambuluar me të ardhura dhe kërkush nuk e ka hetuar”, shkruan deputeti socialist.
Sipas tij, ndaj Bashës “ka një akuze të ngritur nga KLSH, Prokuroria, me dëm 300 milionë dollarë”. “Rruga nga Kalimashi në Morinë është rruga e tij, materializimi i vjedhjes tjetër më të madhe në vend, të pagjykuar as atë kohë e as në këtë kohë”, thekson deputeti Braçe në shënimin e tij në Facebook.
Braçe kujton edhe 21 janarin ditën kur ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha. “Ka qenë ministri i Brendshëm në 21 Janar kur forcat nën komandën e tij, vranë 4 protestues, një të pestë e vdiqën duke e rrahur, plagosen mbi 12 të tjerë, rrahën e torturuan mbi 150 vetë, djem të rinj, dhe ende nuk është hetuar për keto krime”, shkruan Braçe.
Braçe shkruan: “Po, po, ne duhet ta tundim atë!! Jo për hakmarrje, as për ta eleminuar politikisht! Ai nuk është kundërshtar, asfarë alternativë! Cilido kundërshtar do të donte të kishte atë përballë.
“Pooor ne duhet të bëjmë drejtësi!!”, thekson Braçe në shënimin e tij, në profilin në Facebook.
“Basha nuk po kërkon protestë për të varferit që si sheh dot me sy nga lartësia e pasurisë së tij. Basha po kërkon rol në proteste për ti shpëtuar drejtësisë. Protesta është "imuniteti" i tij!”, përfundon shënimin në Facebook, i deputetit socialist, Erjon Braçe.

(Në foto: Reagimi në Facebook i deputetit të PS, Erjon Braçe)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com