“Berisha gënjen si gjithmonë!! Asnjë hap mbrapa për TVSH-në. Zero TVSH për ilaçet dhe TVSH me një tjetër shkallë në ulje për shportën e mallrave për familjet në nevojë”, ka dashur të sigurojë njerëzit Braçe.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mosheqjen e TVSH-së për ushqimet, ilaçet dhe energjisë. Sipas Berishës, ky ishte një premtim i kreut të qeverisë Edi Rama gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, por “u tërhoq nga premtimi”. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan më tej se “mashtrimi është kartolina e qeverisë Rama-Meta për të varfrit e Shqipërisë”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)