Braçe: Berisha ka frikë nga hapja
e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

Braçe: Berisha ka frikë nga hapja<br />e dosjeve të Sigurimit të Shtetit
Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar  ish-kryeministrin Sali Berisha, se po hedh baltë ndaj Bunk-Art ( bunkerit anti-bërthamor të Enver Hoxhës) pasi ka frikë nga hapja e dosjeve. Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Berisha ka frikë nga hapja e dosjeve.


Berisha lere Hoxhen, shih se dosjet do hapen, madje edhe per deshmitaret!! I kuptoj te gjithe idiotet qe mban ky dhe, madje me shume ata qe lidhin diktaturen me Ne, maxhorancen dhe Qeverine e saj!!

Vazhdoni bejeni se kur nuk ke propozim, alternative, 24 vjet kete keni bere!! Por,nuk arrij te kuptoj ne bote nje sere analistesh te larte, gazetaresh ca me poshte, politikane gjithfaresh ne opozite qe;
Hapjen e nje bunkeri taksur per eliten politike te regjimit, para hapjen per ti treguar cdo shqiptari nje prej copezave te diktatures, e tregojnw si rehabilitim te Enver Hoxhes!
I pari ne rradhen e ketyre eshte Sali Berisha, ai te cilit fotot me femijet e rregjimit, ministrat e rregjimit etj i shfaqen cdo sekonde ne cdo portal publik!!
Une e kuptoj Sali Berishen; Do te mbulohen tani qe eshte me afer se kurre procesi i hapjes se dosjeve te ish Sigurimit te Fecorit!!
A mos e lexova gabim qe ky u strhua si mjek ne pallatin e ish Sigurimit?




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën