Braçe: Berisha vrau shqiptarët
më 21 janar e në Gërdec

Braçe: Berisha vrau shqiptarët<br />më 21 janar e në Gërdec
TIRANE- Numri dy i grupit parlamentar socialist ka reaguar në mënyrën më të ashpër në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare, në lidhje me qëndrimin ndaj ngjarjes së 21 janarit të këtij viti ku humbën jetën katër protestues të opozitës që po demonstronin para kryeministrisë. "Sali Berisha sapo foli për herë të fundit për këtë vit, bëri analizën duke thënë se demontimi i municioneve ishte 4 herë më shpejt se më 2009. Por demontimi i municioneve ishte biznez i të birit, Shkelzenit. Fitoi miliona dhe vrau 28 shqiptarë, duke përfshirë dhe burrin e motrës së mamasë së tij. Tha se Ministria e Brendshme perballoi qindra protesta në rrugë. E vërteta është ndryshe. Sali Berisha, truprojat e tij të mbledhur në batalionin special vranë katër shqiptarë të ndershëm që protestonin për lirinë e tyre të cënuar nga korrupsioni i tij. Pas krimit shtetërore më 21 janar, dy njerëz, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë se çfarë na tregojnë si arritje këtë vit. E para është jeta, ata e morën", ka qënë deklarata e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe, në rrjetin social facebook, pas deklaratës së kryeministrit për fundviti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA