Sipas Braçes, Blushi nuk ka qenë në asnjë betejë të socialistëve në opozitë, por tallej me ta.
Tani, shkruan ai, tu kthye mbrapsht.
"Kurrë, të paktën unë por besoj edhe kolegë të mi, nuk e kam vënë e nuk do ta vë një qëllim personal karriere, mbi socialistët, qoftë edhe mbi një socialist të vetëm, ashtu siç kurrë mbi një shqiptar të zakonshëm! Të tallesh, gjithnjë të kthehet një ditë pas", shkruan Braçe.
Postimi i plotë në Facebook i Erion Braçes
"A e mbani mend vitin 2009-të, zgjedhjet politike të vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-të, listat e zgjedhjeve të vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-të, votimin skandaloz të mijëra njerëzve që nuk kishin hyre prej vitesh në Shqipëri, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-të, listat me kriminelët ordinerë që dolën nga burgjet dhe, kontrolluan votimin në territore të caktuara ku pushteti i tyre ishte real, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, numërimin skandaloz të fletëve të votimit të mbajtur si me sipër, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, denoncimet tona me fakte e prova, me pas kërkesat tona, protestat tona, grevat tona, për të zhvilluar hetim mbi zgjedhjet e vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, vendimin e qeverise se Sali Berishës për të mos hapur kurrë kutitë e votimit në funksion te transparences e me tej, djegien me benzine ne zjarr te te gjithe materialeve te votimit te zgjedhjeve te vjedhura te atij viti?
Po 2011-ën a e mbani mend?
Ndryshimin e rezultatit të votimit në tavolinë e në gjykatë për 1/3 e popullsisë së vendit, në zgjedhjet e vjedhura edhe të atij viti?
Siiii, nuk të kujtohet?
Aaaaaa, po nuk të kujtohet, sepse ti nuk ishte, ti nuk ishte sërish me ne, ti e quajte humbje vjedhjen e Sali Berishës dy herë rresht.
Ti nuk ishe as ne protestat dhe grevat tona për transparencën, për votën e lirë të kujtdo që kushtetuta ja njihte si të drejtë!
Ti me vetëdije zgjodhe të njihje vjedhjen si fitore të Sali Berishës!!
Nuk është shaka!!
Kështu duhet të ketë ndodhur!!
E di perse?
Sepse ti gjithnjë nuk ke asgjë seriozisht, siç sot-ti tallesh me Partine, anëtarët e saj;
As qe e njeh ne fakt, ndryshe, nuk mund ta shpërfillje forcën organizative te kësaj Partie, nuk mund ta fyeje edhe njëherë si përherë çdo anëtar të saj, te zakonshëm e te ndershëm, me një fjale-vetëm një fjale siç dje apo sot, por qe i kushton kësaj partie pa pushim, anëtarëve te zakonshëm te saj gjithnjë e me shume, siç përherë!!
Por ne e kemi seriozisht gjithçka;
E kemi seriozisht Partine, e kemi seriozisht lirinë ne te, e kemi seriozisht të drejtën e votës për çdo anëtar, e kemi seriozisht të drejtën e garës përmes votës së çdo anëtari!!
Sepse kurrë, te paktën unë por besoj edhe kolege te mi, nuk e kam vene e nuk do ta ve një qellim personal karriere, mbi socialistet, qofte edhe mbi një socialist të vetëm, ashtu siç kurrë mbi një shqiptar të zakonshëm!
Të tallesh, gjithnjë të kthehet një ditë pas", shkruan Braçe në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com