TIRANE - Deputeti Erion Braçe ka publikuar në Fb një foto, për të cilën komenton: “Ky është bypass-i i Gosës në aksin Plepa- Rrogozhinë: Po e ribëjnë. 8 ditë më parë e hapën. S’kishte kaluar kurrë më parë makinë mbi këtë segment. U shemb ditën e pestë. Sot po e bëjnë prapë. Këta ‘bëjnë’ rrugë, vjedhin, rrugët ju shemben, i ribëjnë, rivjedhin dhe ne të gjithë paguajmë”, shprehet Braçe.

Braçe e ka kritikuar faktin se rrugët po bën me shpejtësi dhe pa cilësi, vetëm për efekte elektorale, ndërsa kreu i PS-së rregullisht gjatë fushatës e ka prekur këtë element kryesor të fushatës së Kryeministrit "Si rrugë që mbeten rrugëve".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com