TIRANË- Deputeti socialist, Erjon Braçe akuzoi opozitën se flet vetëm në raste kur në vend ndodhin krime, dhe jo në raste të kundërta, kur Policia e Shtetit godet krimin.
Referuar rastit të djeshëm, ku u arrestua i shumë kërkuari i arratisur nga burgu i Trikallas, Ilir Kupa dhe sekuestrimin e 300 kg drogë në “Bon Bosko”, Braçe në një status në Facebook, shprehet se ish-lideri i PD-së dhe kreu aktual heshtën.
"Përse hesht Berisha, Basha, Ristani, Noka kur goditet krimi e kapen grabitës e vrasës?! Dje nuk ishte një ditë e zakonshme për krimin!! Policia e shtetit, vetëm në Tiranë, goditi "banden e Prezss", një prej vrasësve të një tjetër bandë kriminale, kapi një prej ngarkesave më të mëdha me marijuanë në kryeqytet!! Deri ketu nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur.
"Policia e Shtetit këtë detyrë ka dhe po e kryen”, shkruan deputeti i PS-së, Braçe. Krimi, shkruan Braçe, është kthyer në çështje politike, ku pala kundërshtare akuzon qeverinë sa herë që në vend ndodhin vepra kriminale.
“Situata e rendit publik dhe e aktivitetit kriminal është kthyer në çeshtje politike në këtë vend. Ish-qeveria e Sali Berishës. Ish-qeveria e Sali Berishes nuk ka ditë, madje dhe tre herë brenda ditës, të mos flasë për situatën erendit publik dhe aktivitetit kriminal. Dje heshti! Nuk heshti kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit. Për ta foli sërish.
Heshti për goditjen e krimit. Nuk bëri zë hiç.
Madje madje nuk mori as mundimin të përshendesë Policinë e Shtetit për operacionet që rezultuan sukses. Heshti dhe sot! Nuk shkruajti status Saliu, nuk belbëzoi Lulzimi, nuk lexoi me zë e avuj alkooli Ristani, nuk llafosi flamurlleqe ish-ministri”, shkruan deputeti i PS-së.
Sipas deputetit socialist, arsyeja e heshjes është: “ Mos vallë ju prishet skenari i destabilizimit varur tëresisht tek krimi i rrugës dhe krimi i organizuar?! Une besoj që po!”,- përfundon Braçe.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com