TIRANE- Pas zgjedhjes së Arben Ristanit në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Braçe ironizon zgjedhjen e Ristanit në këtë detyre, si dhe aludon edhe për kreun e PD, Lulzim Basha.
 
“Një i akuzuar dhe i pa gjykuar, dhe Një i gjykuar, i dënuar e me pas falur;
 
Janë "njëshi" dhe "dyshi" i opozitës prej sot!!
 
Njëherësh, këta janë alternativa!!”, shkruan deputeti Braçe.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)