Braçe e Bushati: Gjykata të shpërbëhet, bëri krim

Braçe e Bushati: Gjykata të shpërbëhet, bëri krim
TIRANE- I menjëhershëm është reagimi i deputetit të PS Erion Braçe lidhur me kërkesat e bëra nga prokuroria dhe vendimin e gjykatës për lënien në arrest shtëpie për tre të akuzuarit për vrasje në 21 janar. Erion Braçe, e ka konsideruar këtë si një krim të rëndë.

“krim i ri dhe i rëndë. Prokurorja e republikës i kërkon gjykatës arrest në burg për komandantin e gardës, shoferin e tij dhe shefin e IT të kryeministrisë. Akuzohen për vrasje dhe shkatërrim të provave. Gjykata kriminale e Tiranës i zhvlerëson dhe i dërgon në shtëpi, të arrestuar në shtëpi. Si mundet të rrijë në shtëpi një i akuzuar për vrasje në 21 janar? Gjykata e Tiranës duhet shpërbërë.

Shpëton sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Sali Berishës i përfshirë në krimin e zhdukjes së provave. Shpëton ish ministri i Brendshëm, eprori urdhërdhënës për komandantin e Gardës së Republikës. Megjithatë, Sali Berisha, merr përgjegjësitë dhe jep dorëheqje” është apeli i Erion Braçes në facebook.

Ditmir Bushati: Arrestet në shtëpi, të mblidhet urgjent KLD

“Gjykata e Tiranës ka konsumuar një atentat ndaj rendit kushtetues dhe ndërgjegjës sonë qytetare duke dhënë vendim me arrest në shtëpi për komandantin e Gardës republikane që akuzohet për vrasje më 21 janar. I bëj apel Presidentit Bamir Topi që të thërras urgjentisht KLD dhe të shqyrtojë këtë rast me prapavijë të qartë mafioze. KLD minimalisht duhet të na provojë nëse ka ndonjë gjyqtar që ka ndjekur këtë praktikë më parë. Ky është rasti kur Kreshnik Spahiu mund të na provojë se është në krye të detyrës dhe se realisht ka respekt për flamurin kombëtar me të cilin mbështillet. Ndërsa prokurorja e Përgjithshme ka detyrimin kushtetues për të çuar përpara gjykatës urdhëruesin e vrasjeve, dhe jo vetëm gishtat” është apeli i kryetarit të komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati, shkruar në faqen e tij në facebook.



(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un