TIRANË - I është kundërpërgjigjur teper ashper deputeti i PS, Erion Braçe deklaratave po te ashpra te ish-kryeministrit Sali Berisha sot kunder FMN. Braçe ka analizuar ekonomine piramidale dhe kriminale te Berishes dhe ka thene se: Nuk do ta pyesim hiç Sali Berishën dhe me të ka vetem nje gjuhe: gjuha e drejtesise:

KOMENTI I PLOTË I ERION BRAÇES:

Sali Berisha vijon të bëjë dëm me mendjen e tij te shkurter dhe gjuhen e tij te gjate.

E degjova tani ne zeri i amerikes ligjeraten e tij para disa biznesmeneve te familjes dhe duke patur ne krah pergjegjesit e perkeqesimit te klimes se biznesit ne kete vend.

Ligjerata e Sali Berishes eshte kriminale! Po, po! Kriminale!

Eshte gjuha e tij e poshter e vitit 1996, vit kur i kapur ngushte dhe mat nga fmn e zboi ate nga Shqiperia per te mbrojtur ekonomine e tij piramidale e kriminale.

E njejta arsye eshte edhe sot.

Sali Berisha ulerinte sot sepse FMN po certifikon te dhenat reale te ekonomise ne kete vend;

mbi te gjitha borxhet e fshehura, borxhet ndaj kontratave publike, borxhet per rimbursimin e tvsh te njohur zyrtarisht prej vitesh, borxhin e tatim fitimit te marre padrejtesisht me teper e te njohur zyrtarisht si te tille prej vitesh.

Sali Berisha ka qysh nga 2009-ta qe e krijoi dhe e rriti kete borxh pertej cdo logjike.

Madje duke mos e njohur e mos e kontabilizuar.

Nuk jemi ne, as fmn qe e zbuluam te paret kete borxh.

Eshte kontrolli i larte i shtetit i cili qysh ne raportin e vitit 2010 ka zbuluar fenomenin, ka kerkuar hetim dhe regjistrim, me tej edhe shlyerjen e ketij borxhi, madje duke perdorur edhe parate nga privatizimi.

Sali Berisha sic sot, ulerinte se nuk kishte borxh!

Tani ka neper tavolina te gjithe njerezit e tij, por qe ne fakt u shtetezoi parate gjate tre viteve te fundi.

Ata nuk kane turp qe heshten dje dhe po heshtin edhe sot. Sali Berisha vijon t’i dhunoje dhe ua ben shume shume mire.

Problemi yne nuk jane ata por ekonomia.
Pikerisht per kete arsye ne e kemi njohur kete borxh, per vitin 2014 kemi futur brenda buxhetit 350 milion dollare nga ky borxh dhe do ta shlyejme.

Kjo i ben mire ekonomise, nis pak nga pak ta cliroje.

Por kjo i ben dem Sali Berishes. Per kete kriminel nuk ka rendesi kerkush vec vetes, endres se tij te marre fund per tu kthyer ne pushtet si Sali, si Lule, si Gite apo si Zen! Ekonomia jo e jo.

Ketu vime tek arsyeja e dyte perse Sali Berisha ulerinte sot dhe kercenonte FMN.

Me vullnetin e plote te qeverise se Shqiperise, fmn dhe shqiperia po lidhin nje marreveshje te re; nje plan efikas qe tenton te ktheje ne baza reale e jo te genjeshterta ekonomine, nje plan qe kerkon te zgjidhe problemin e borxhit te rritur per shkak te njohjes se borxheve te fshehta, jo duke cenuar rritjen ekonomike por permes saj.

Pikerisht per kete FMN dhe BB kane ofruar vec programit te qarte te reformave edhe mbeshtetje buxhetore. Mbeshtetje buxhetore qe Sali Berishes nuk iu dha kurre per shkak te genjeshtrave, por edhe venies para ekonomise te interesave te tij korruptive dhe elektorale.

Keto interesa kane vene ne rrezik ekonomine tone.

Berisha nuk e do shpetimin ndaj kercenon me idene se do arrije te pengoje.

Por nuk duhet te kete ndal.

Ne kemi nevoje per FMN, per kredibilitet dhe besueshmeri te Shqiperise ne tregjet nderkombetare, te kapitalit kryesisht;

ne kemi nevoje per FMN, per programin e saj te stabilizimit dhe te kurimit te shpejte te ekonomise kombetare;

ne kemi nevoje per FMN, per te ndjekur punen dhe kontrolluar rezultatet tone ne realizimin e marreveshjes deri ne fund;

ne kemi nevoje per FMN e BB edhe per mbeshtetjen e tyre permes nje ekspertize te larte, natyrisht e pakrahasueshme me nivelin e ekspertizes te Sali Berishes dhe eksperteve te tij piramidale;

ne kemi nevoje per FMN e BB edhe per mbeshtetjen e domosdoshme buxhetore me qellim qe te mos e rendojme ekonomine me interesat e larta te tregut, interesa per te cilat Sali Berisha nuk pyeti kur shkaktoi termet ne ekonomi me shpenzimet e paane te rruges Rreshen-Kalimash; aty nisi rrokullisja.

Per te gjitha keto nuk do e pyesim hic Sali Berishen!!

Me te duhet te kemi vetem nje gjuhe: gjuhen e ftohte te drejtesise!! Kaq!