TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe e ka konsideruar humbjen e kandidatëve të djathtë në zgjedhjet për kryetar komune në Pogradec e Shkodër si “humbjen e parë të Lulzim Bashës.”
 
Braçe e ka bërë parashikimin e tij kur ende nuk kishte dalë rezultati, por dukej qartë që ishte i mirëinformuar për situatën.
 
Ai shkroi dje në profilin e tij në Fb se “e majta është duke konfirmuar fitoren edhe një herë në komunën Dardhas në Pogradec. Numrat janë të tillë sa diktojnë një diferencë shumë të thellë.

Si thuhet: kjo është edhe humbja e parë e Lulzim Bashës si "kryetar" i PD-së,”- duke e ironizuar për deklaratat e tij për fitore aq të shpeshta gjatë fushatës elektorale e pëtej saj:  “Mirëpo, ky,  a nuk ishte veç fitues?!”
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/shqiptarja.com)