Braçe i ashpër me Ben Blushin:
S'është vendi këtu ta zgjidhim

Braçe i ashpër me Ben Blushin:<br />S'është vendi këtu ta zgjidhim
I ashpër ka qenë dhe reagimi i deputetit Erjon Braçe, i cili ka kritikuar kolegët e tij se parlamenti nuk është vendi për të zgjidhur se kush është i PS dhe jo.

“Kush do të ndajë se kush është socialist apo jo, le të shkojë në parti, atje le ta ndajë. Nëse si mjafton partia, të shkojë në anëtarësi. Është e thjesht, nëse do të kujtoj se kush është PS kjo është PS. Që ka vënë ligjin mbi parti. Berisha dhe çeta e ministrave të tij kanë vrarë mu në mes të Bulevardit. Përdhunues apo vrarës, kjo nuk ka rëndësi. Më mirë sesa të merremi me këtë, të cilët nuk i japim dot zgjidhje, pasi kemi muaj të tërë që kemi ofruar zgjidhje; reformën në drejtësi, edhe pse s’ka ende një përgjigje. Merremi me rendin e ditës dhe ekonominë e vendit, ndaj bujrum. Kjo është ajo që duhet të bëjmë pasi e thotë rendi i ditës. Se çfarë është bërë në këto 25 vite unë e di mjaftë mirë.”, theksoi Braçe.

Reagimi i tij ka ardhur pas debatit dhe replikave mes deputetit Ben Blushi dhe ministrit Saimir Tahiri i cili e ka cilësuar parlamentin si vendin jo të përshtatshëm për të ndarë cili është socialist dhe cili jo.

Braçe ka kërkuar disa herë që Parlamenti të futet në rendin e ditës e të diskutojë për ato që janë përcaktuar më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi