Braçe: Ja e vërteta e "berberit pa
kasë", Berisha tutor i Lulzim Bashës

Braçe: Ja e vërteta e "berberit pa<br />kasë", Berisha tutor i Lulzim Bashës
TIRANE - Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar Sali Berishën si tutor të Lulzim Bashës. Në një shkrim në Facebook, ku ndalet gjatë në arrestimin e “Berberit pa kasë”, deputeti i PS-së, i referohet kryetarit të opozitës, duke e akuzuar atë se shpif duke thënë gjëra që ja servir Berisha.
 
“Nuk ka berber të arrestuar (ai pale ku e kë po qeth tani), ka qiradhënës të arrestuar për kundërshtim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore; më troç, marrje zvarrë të inspektores së tatimeve!! Domethënë është fiks si; ai rasti i mekanikut që humbi jetën ndërkohë që,  tutori i Lulzim Bashës e shpalli të vetëvrarë se tatimet e kishin gjetur pa kasë dhe i kishin thënë se do i mbyllnin servisin. Tani nise atë mosbindjen civile!!”-shkruan ndër të tjera Braçe.
 
Statusi i plote e deputetit Brace
"BERBERI" QE NUK EGZISTON, 
SI SIMBOLI I MOSBINDJES CIVILE TE NJE VRASESI TE KUNDERSHTARIT CIVIL SI LULZIM BASHA!!
E dini kush eshte "Berberi"?
Ai, per te cilin Lulzim Basha thote se; 
eshte arrestuar se qethte pa kase fiskale!
Tani,
Ju e dini qe Basha te genjen edhe per oren dhe se fundi, edhe per motin.
Por si eshte e verteta?
KERKUND NUK ESHTE ARRESTUAR NJE BERBER! KERKUND!
Ne rrugen Mine Peza, pallati 102 ka vetem nje berber, Indrit Lluka;
DHE AI NUK ESHTE ARRESTUAR!!
Sipas Prokurorise se Tiranes qe ka ngritur akuzen dhe Gjykates se Tiranes qe ka vleresuar e dhene masen e arrestit;
Personi i arrestuar quhet Taulant Hasanaj, 
i cili se bashku me te vellain jane thjeshte qiradhenesit e lokalit ku ushtronte aktivitetin Berberi i Lulzim Bashes!
PRA NUK ESHTE ARRESTUAR BERBERI POR QIRADHENESI!!
Keshtu thote vendimi i Gjykates.
Qiradhenesi,
Nuk eshte arrestuar per "ushtrim te qethjes pa kase", por per "Kundershtim te punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose sherbim publik".
Madje duke ushtruar force mbi te, inspektore-grua ne rastin ne fjale.
Pra,
NUK KA BEREBER TE ARRESTUAR (AI PALE KU E KE PO QETH TANI), 
KA QIRADHENES TE ARRESTUAR PER KUNDERSHTIM ME FORCE TE PUNONJESIT QE KRYEN NJE DETYRE SHTETERORE; ME TROC, MARRJE ZVARRE TE INSPEKTORES SE TATIMEVE!!
Domethene eshte fiks si; 
ai rasti i mekanikut qe humbi jeten nderkohe qe, 
tutori i Lulzim Bashes e shpalli te vetvrare se tatimet e kishin gjetur pa kase dhe i kishin thene se do i mbyllnin servisin.
Tani nise ate mosbindjen civile!!
vo: vendimet e gjykates i kam dhe une.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara