TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me skandalin e koncesionit të ngjyrosjes së karburanteve. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe e ka cilësuar atë si një mashtrim fiskal që rëndon mbi xhepat e gjithë shqiptarëve. Sipas deputetit socialist “kjo mënyra se si po zhvat Berisha dhe klientët e tij”.
“Kështu po na zhvat Berisha dhe klientët e tij. Koncesioni i ngjyrosjes së naftës, benzinës, solarit, mazutit, etj; do na marrë të gjithëve 20 mln dollarë në vit, 200 mln dollarë për 10 vjet. Të shtunën ju thashe se kompania koncesionare është përfshirë që javën e parë të punës në mashtrim fiskal. Sali Berisha i ka dhënë të drejtën të arkëtoj 7.3 dollarë për çdo 1000 litra, por shërbimi nuk kushton as 1 dollar. 700 % grabitje”, shkruan Braçe në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Duke u ndalur tek zbulimi i këtij skandali, Braçe thotë se kjo zhvatje duhet zhbërë sa më parë.
“Që të justifikojë çmimin grabitjes,kompania ka nisur punën duke fryrë faturat e blerjes së ngjyruesit. Doganat e kapën, pa dashje po e kapën. Në bashkëpunim me doganat hollandeze e kapën. Por koncesionari i Sali Berishës e quan thjesht, gabim. Kuptoni, u dorëzon doganave një faturë me vlerë 2.9 milionë dollarë kur dogana hollandeze të njëjtën sasi malli e tregon me vlerë 18 mijë dollarë. Kjo është zhvatja që po na bëjnë! Duhet zhbërë sa më parë”, thekson Braçe.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com