TIRANË - Deputeti i PS, Erion Braçe ka komentuar në Facebook mbi motin e keq sot në vendin tonë dhe gjendjen e lumenjve, pyjeve, plehrave në të tilla ditë.
Sa herë bie shi në "Shqipërinë e Berishës" mendjen e kam tek: pyjet që janë sharruar e nuk janë; lumenjtë që janë gërryer e kanë humbur shtretërit natyralë; plehrat që janë anekënd e që uji i qarkullon kudo deri në det!!", nis komentin Braçe.
Ai ka kujtuar se "kemi premtuar moratorium për prerjet në pyje dhe një program të pyllëzimit; moratorium për gërryerjen e lumenjve e marrjen e zhavorrëve në ta; ndalim të importit të plehrave dhe një program të tërë të përpunimit të mbetjeve të krijuara në vend".
Më pas Braçe shton se "i ka thënë të gjitha, sepse kam ndjekur Berishën në mbledhjet e fundit të qeverisë së pushuar nga puna që: ka intensifikuar lejet qeveritare për sasi të mëdha të importit të plehrave, përqendruar në dy-tri firma; ka intensifikuar lejet për shndërrim të fondit kullosor dhe pyjor në karriera guri".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com