Braçe LSI-së: Edhe sikur pulat e
lopët të votojnë nuk del forcë e parë

Braçe LSI-së: Edhe sikur pulat e<br />lopët të votojnë nuk del forcë e parë
Deputeti i PS-së,Erion Braçe ka vazhduar akuzat e tij ndaj LSI-së. Edhe këtë herë Braçe ka sulmuar aleaten në qeverisje në lidhje me deklaratat e fundit të artikuluara dje nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Braçe e ka cilësuar si shantash ndaj popullit paralajmërimin e Metës se nuk do  dekretojë zgjedhje të vjedhura, duke e këshilluar LSI-në të rigjejë qetësinë.

Erion Braçe, kumbar i martesës së ish-kreut të LSI, shpreh bindjen se LSI nuk del forcë e parë, sipas tij edhe sikur “të votojnë pulat e lopët”. Deputeti socialist ka akuzuar sërish ministrinë e Bujqësisë në lidhje me tenderat dhe shpërndarjen e lopëve tek fermerët e prekur nga dermatoza.

Braçe thotë se të gjithë bujqit që janë marrë peng në zyrat e regjistrimit të pasurisë dhe se vetëm këto ditë po thirren me urgjencë, veçanërisht në Lushnje në zyrat e regjistrimit  të pasurisë ku po kushtëzohen me votën për të marrë çertifikatën e pronësisë.

  

STATUSI I BRAÇES

LSI DUHET TE RIGJEJE QETESINE!
Më duket se dilema mes rolit të “presidentit te zgjedhur” dhe “kryetarit të partisë”, po e dëmton fort kur prodhon ngjarje si shantazhi i djeshëm ndaj popullit.
Madje duke rikthyer pas kaq vitesh, prej Sali Berishës së parë, Presidentin partiak që “djeg” vendin për partinë e tij, këtë radhë të vogël.
Liria e zgjedhjeve, ligjshmëria, rregullshmëria, barazia, ndershmëria e tyre, është një çështje themelore për këtë vend.
Por këto nuk i garanton dot një “president i zgjedhur” që bën militantin e partisë së tij duke shantazhuar popullin.
Ç’kupton “presidenti i zgjedhur” me “vjedhjen e zgjedhjeve”?!
Unë mendoj se si kryetar real i LSI, “presidenti i zgjedhur”, pranon vetëm një rezultat-“LSI forcë e parë”, “LSI 1 milion vota” etj.
Asgjë tjetër!
Ose çdo gjë tjetër për të e partinë që drejton, është vjedhje e zgjedhjeve.
Kjo është padrejtë, e pandershme dhe e shoqëruar me deklaratën e djeshme-nuk dekretoj asnjë qeveri që del nga zgjedhje që ai i quan kështu “të vjedhura”, me deklaratën e pardjeshme-dekreti i parë që do të firmosë do jetë ai për emërimin e Petrit Vasilit kryeministër,
ESHTE E PAPRANUESHME!
Është e thjeshtë;
Nuk ka asnjë gjasë që LSI të dalë forcë e parë kund, veçanërisht në rang kombëtar.
Patjetër, është synim legjitim, por që të jetë e vërtetë duhet të ndodhë, që të ndodhë duhen vota.
Edhe sikur të votojnë; të gjithë gjelat e pulat, shpendët e butë e të egër që ministria e Bujqësisë ka urdhëruar të importohen nga Greqia vetëm tre ditë më parë, të gjithë karkalecat në emër të të cilëve, ministria e Bujqësisë ka lajmëruar vetëm tani tenderin 570 milion lekë pa TVSH, të gjitha lopët, në emër të të cilave, ministria e Bujqësisë po bëhet gati të shpallë vetëm tani tenderin 1.8 miliard lekë për blerjen e vaksinës,
të gjitha lopët që po ndahen vetëm tani, edhe pse paratë për blerjen dhe zëvendësimin e lopëve të ngordhura nga dermatoza, janë dhënë që dhjetorin që shkoi, të gjithë blegtorët, të cilëve grumbullues e përpunues të “krijuar” nga hiçi prej grandeve të Azhbr, ju mbajnë paratë prej dy muajsh në këmbim të votës, të gjithë bujqit, të cilët janë marrë peng në zyrat e regjistrimit të pasurisë dhe vetëm këto ditë, po thirren me urgjencë, veçanërisht në Lushnjë, me orë të zgjatura e sipas listave të përpiluara nga sekser Beni e Gimi, sekserë Halma e sekser Lluti, sekser Devi e sekser Nakja, të gjithë të fotografuar e pjesë e një kallëzimi të gjerë që denoncon kushtëzimin e votës me certifikatën e pronësisë,
LSI NUK DEL DOT FORCE E PARE!
Opozitë pooo!
Ndaj njerëz rrini të qetë!
Nuk do të ndodhë gjë!
Qeverinë e zgjidhni dhe emëroni ju me votë!
Askush tjetër!
As presidenti i zgjedhur e as kryetari i partisë.
Është ekskluzivitet vetëm i juaji,
I POPULLIT!




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm