TIRANË - Deputeti socliast, Erjon Braçe i ka quajtur të rupshme marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe se ato duhet të ndryshohen rrënjësisht. Mbi situatën në kufirin greko-shqiptar ai ka theksuar se “nuk është çështje e dy kryepolicëve të kufirit, por e Bashkimit Europian, ku duhet të shqyrtohet kjo gjë”.
“Atje duhet të shkojë, atje duhet të shqyrtohet, atje duhet të zgjidhet! Këtë vend, qytetarët e tij nuk mund t’i marrë peng cilido polic i Greqisë”, ka theksuar Braçe. Duke theksuar edhe një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë, nuk e bllokon atë reciprocikisht, pasi më shumë do të humbnin qytetarët tanë.
KOMENTI I PLOTË I BRAÇES:
Kjo nuk është çështje e "dy kryepolicëve të kufirit"!! Kjo nuk mund të zgjidhet me "reciprocitet që ndalon"!! Kjo nuk mund të jetë as çështje e jona vetëm me Greqinë!
Shqipëria ka përfituar nga "lëvizja e lirë" dhe ka marrë këtë të drejtë për shtetasit e saj nga Bashkimi Europian. As nga Greqia më vete dhe as ndonjë shtet tjetër po më vete. Nga Bashkimi Europian!
Atje duhet të shkojë, atje duhet të shqyrtohet, atje duhet të zgjidhet! Këtë vend, qytetarët e tij nuk mund t’i marrë peng cilido polic i Greqisë.
Dhe jo vetem kjo çështje, por edhe fluksi i emigrantëve nga Siria e më gjerë, që qëllimisht Greqia po derdh në kufirin e gjelbër me ne!
Përtej këtij fakti vijoj të mendoj se kjo është edhe çështje mes nesh, mes Shqipërisë e Greqisë. E shkruajta edhe dje; është i turpshëm niveli i marrëdhënieve mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë.
Duhet të ndryshojë çdo gjë. Rrënjësisht. Dhe; me një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë, nuk e bllokon atë reciprocikisht! Ndryshe; Të humbur do ishin qytetarët, ne më shuëm dhe grekët më pak!
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com