TIRANË – Vëzhguesi thuajse i përditshëm i vendimeve të Qeverisë “Berisha”, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk e ka lënë t’i shpëtojë nga vëmendja mbledhja e radhës e pambajtur nga Kryeministri në ikje, sot. Sipas tij, në mbledhjen e fundit të qeverisë së tij, Berishës i duhet bëjë nderet e fundit që kushtojnë shtrenjtë.
“Sali Berisha, Kryeministri i mundur nuk e mbajti mbledhjen e Qeverisë së pushuar nga puna sot. Ka një mal me vendime mbi tavolinë, janë nderet e fundit dhe kushtojnë shtrenjtë.
Po monitoroj njerin prej tyre: përsëri në naftë, përsëri në favor të privatit dhe në dëm të shtetit, përsëri miliona euro dëm ekonomisë. Zullumi i javëve të fundit po trashet shumë! Nuk do ketë prokuror që të bëjë sikur s’e sheh,”- shprehet Braçe në Fb.
/Shqiptarja.com