TIRANE- Nesër pritet vendimi disiplinor i UEFA-s mbi ndeshjen famëkeqe Serbi-Shqipëri, të datës 14 Tetor. Por ditën e sotme, ndërsa mblidhen dhe faktet e fundit mbi ndeshjen në fjalë, dhe vetë deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar në Facebook mbi këtë çështje. Sipas tij Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk duhet të bëj politikë në UEFA. Ky i fundit, sipas Braçes, “duhet të merret tërësisht me faktet dhe provat e konsumuara gjatë ndeshjes”.
“Meqë sot nis "gjyqi" në UEFA;
Presidenti i Federatës së Futbollit nuk duhet të bëj politikë sot në UEFA!!
Me politikë nuk e bindim dot Platininë, e kanë bindur prej një jete serbët.
Duhet te merret tërësisht me faktet e provat e konsumuara në 41 minuta të ndeshjes së Beogradit.
Të gjitha, NEN DRITEN E RREGULLAVE TE LOJES SE FUTBOLLIT DHE FAIR PLAYT!!”- shkruan deputeti socialist në Facebook.
Pas notave ironike ndaj vetë Presidentit Platini, Braçe shprehet dhe se retorikat mbi “paqen me serbët” nuk bëhen në “gjygjin e UEFA-s”, dhe nga të tjerë persona. Deputeti socialist kërkon drejtësi dhe kjo, sipas tij, do të thotë “tre pikët” për kombtaren e De Biasit.
“Asgjë më shumë se kaq!!
Paqen me serbët ka kush e bën dhe ka ku bëhet!!
NE SOT NGA UEFA DUAM DREJTESI!!
PRODUKTI I SAJ JANE EDHE TRE PIKET!!
Nuk i duam për federatën por i duam për shqiptaret si produkt i së drejtës!! Kaq!!”- shkruan Braçe në profilin e tij Facebook.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com