TIRANË - Deputeti socialist Erjon Braçe ka shkruar në rrjetin social Facebook, në lidhje me armët kimike siriane dhe për Shkëlzen Berishën, të cilin e emërton si “Demontuesin e babit”.

“AWRONIIN
(Kunatin e një udhëheqësi socialist, baristi me "intelektual" i ish-Bllokut). Ju premtova dje se nuk do merresha më me injorantet e "Sarinës, ujit dhe sapunit". Por ja që kanë dalë dy të rinj që nuk mund të neglizhohen;

I pari, biznesmeni që vrau 26 shqiptarë në Gërdec, mes tyre fëmijë, gra të reja, madje nga ato me foshnjë në bark;
I dyti, një barist në ish-Bllok, që vazhdimisht përdor në rrjet emrin e nipit të mitur dhe foton e surratit të vetë.
Të dy e urrejnë të lexuarit!

Mund të numërojnë para gjithë ditën dhe mendjen e kanë në formën e euros.
Por, nëse i vë të lexojnë i zë leximi! Titra të televizioneve informative të lexojnë njëra pas tjetrës, rrëzohen! Po po, bien në tokë.
Besojeni këtë që po ju them, i kam parë vetë!

Këtyre nuk ju them dot "LEXONI"! Këtyre leximi ju dëmton rëndë shëndetin.
Megjithatë për të qenë korrekt; Edhe një herë, ky është dokumenti publik ku flitet për sarinën, ujin dhe sapunin, Shkëlzen, dhe ti kunati sapun i udhëheqësit socialist.
Nuk ka çu them më.

A po, Shkëlzen, për Gërdecin nuk je hetuar ende dhe çdo provë e re mund të bëj drejtësi për Ty;
Kunat, Uiski është rreziku numër një i të lexuarit, tani që bixhozi u godit rëndë”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)