Braçe-Nishanit: Prezenca e Fullanit
në ballo, presion ndaj drejtësisë

Braçe-Nishanit: Prezenca e Fullanit<br />në ballo, presion ndaj drejtësisë
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe e ka cilësuar si një presion ndaj drejtësisë shqiptare, deklaratat e Presidentit Bujar Nishani lidhur me pjesëmarrjen e ish­Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, në ballon e organizuar nga Kreu i Shtetit.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe shprehet se në ndryshim nga të gjithë të ftuarit, Fullani rezulton një person ende nën hetim nga ana e Prokurorisë, dhe në një dalje të mundshme në gjyq.
 
Dhe në këtë mënyrë, prezenca e Fullanit në ballon e Presidentit është një presion politik ndaj autoriteteve të drejtësisë.
 
Më poshtë postimi në rrjetin social, të deputetit Erjon Braçe:
“Po lexoj me një trishtim të madh c’ka thënë Presidenti i Republikës, por posacërisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë!! Thote se Balloja e organizuar prej tij ishte Ballo e organizuar dhe paguar nga biznesi, pra pa para publike. Balloja e organizuar prej tij kishte të ftuar ish Guvernatorin në cilësinë e një njeriu që ka kontribuar shumë për ekonominë kombëtare; Balloja e organizuar prej tij e kishte të ftuar Ish Guvernatorin që ishte aty si cdokush tjetër!! Jo President dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejteësisë!! Ish Guvernatori që njoh unë (mbase njohim dy njerëz të ndryshëm) është ende një person nën akuzë, për të cilin po zhvillohen hetime për t’a dërguar para një Gjykate!! Edhe një herë, nuk është shpallur fajtor, por është nën akuzë, në pritje të përfundimit të hetimit dhe një gjyqi të mundshëm. Hetimit nga Prokuroria, institucioni i sulmuar nga Ju për rastin në fjalë për një gjë të thjeshtë, mosinformimin ndaj Jush. Gjykimit nga një gjykatë, brenda një sistemi vlerësimi e emërimi, kariere që drejtohet prej Jush. Pra President, nuk ishte si kushdo aty! Madje dhe ju, nuk jeni si kushdo aty, si pjesmarrës, dhurues, kërcyes!! Ju jeni Presidenti dhe Kryetari i Qeverisë së Drejtësisë!! Gjesti juaj është presion që cke me të!! Ndërkohë që s’ka asgjë të përbashkët me etikën në ushtrimn e detyrës!!”shkruan Braçe në Facebook

fullani te nishani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani