Braçe: Nuk ka trafik droge nga ushtria! Kurrkund!

Nuk ka trafik droge nga ushtria! Kërkund!
Lulzim Basha nuk heq dore, madje "trash zërin"!
Arben Ristani e Flamur Noka nuk hoqën dorë! E lanë menjanë kujdesin përmes pyetjeve: A keni dijeni për përdorim të mundshëm të infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës?
Tani flasin për "trafik droge" nga ushtria! Duhet thënë e vërteta që këta të turpërohen!
E para: Nuk ka trafik droge nga ushtria! Kërrkund!
E dyta: Pas dy ditë përpjekjejesh nga zyra përkatese në PD, që e disponon, por që s’di ta ruajë, më rezulton se ka një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika,  Kryetari i SHISH,
e klasifikuar "sekret" e që kërkon të trajtohet në bazë të ligjit.
E treta, letra është deklasifikuar në "shkelje të rëndë të ligjit" kur dyshohet në mënyrë serioze se nga SHISH-i është vënë në dispozicion të PD-së, ku ndodhet për qëllime tërësisht politike e spekulative.
E katërta, letra nuk flet në asnjë rresht të saj për trafik droge të organizuar e kryer nga ushtria shqiptare e ku të jenë përfshirë ushtarakë apo zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Përkundrazi!
E pesta, letra flet për dyshime serioze, nisur nga të dhëna në proces verifikimi si dhe nga një informacion i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, kohë kur në krye të Ministrisë ishte Ministrja e re Mimi Kodheli.
E gjashta, informacioni i përcjellë i referohet një tjetër informacioni të mbledhur nga Policia kriminale e Policise ushtarake, që i referohet të dhënave që datojnë tetor të vitit 2012, kohë kur në krye të kësaj ministrie ishte akuzatori i sotëm Arben Imami. Nuk dihet ende nëse ky informacion i tetorit 2012 i është përcjellë ndonjëhere SHISH-it apo jo, para tetorit te vitit 2013.
E shtata; nga letra, nuk ka asnjë prove faktike, përveç këtyre informacioneve apo të dhënave në verifikim, që të provojë në ndonjë rast transportin apo trafikimin e drogës.
E teta; nga letra mësohet se strukturat e Policisë së shtetit kanë bashkërenduar punën dhe kanë nisur bashkëpunimin konkret në terren me Ushtrinë dhe SHISH, me qëllim vërtetimin e dyshimeve.
Kjo është e vërteta!

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja