Braçe përshëndet aksionet e policisë
 “Shembullorë, por duhet ndryshim”

Braçe përshëndet aksionet e policisë<br /> “Shembullorë, por duhet ndryshim”
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka përshëndetur përmes rrjetit social ‘Faecebook’ punën e bërë nga ana e Policisë së Shtetit në identifikimin e më pas arrestimin e personazheve të videoskandalit në QSUT, ku dy djem të rinj dhe një person i tretë kanë ngacmuar seksualisht një vajza pa ndjenja. Gjithashtu Braçe ka përshëndetur blutë edhe për rastin e përgjegjësve për sigurinë në kantierin e unazës se madhe dhe për të kontraktuarit për mirëmbajtjen e rrugës Pogradec-Qafë Thanë.
 
Duke theksuar se duhet më shumë, Braçe  është ndalur më tej në statusin e tij në të tre problematika që lidhen me rastet e mësipërme

Braçe: Duhet ndryshim në masat e sigurisë në spitale!
“Kam qenë vetë i shtruar në spitalet publike në një kohë tjetër dhe nga pasditja deri në mëngjes, aty hynte e dilte kushdo, jo në korridore por deri në dhoma, në çdo orë dhe pa i penguar kërrkush!! Të shtunë e të diel pastaj ishte tërësisht han!! Kompanitë e sigurisë se kontraktuara (ky është regjimi që na kanë lënë nën kontrata, ruajtje nga privatët), ose të bëjnë detyrën në zbatim të një regjimi tërësisht kufizues, ose të shporren për të gjetur një mundësi tjetër për sigurinë në spitale.” – shkruan Braçe për spitalet.
 
Braçe: Duhet ndryshim në masat e sigurisë për punimet në rrugë!
“Rrugët kur në to kryhen punime janë tërësisht të pambrojtura, po fare fare; ditën kur ato janë kantiere pune edhe mund të shpëtosh, por natën kur kantieret braktisen e lihen në mëshirë të errësirës, të shpëtosh është rastësi!!”- shkruan më tej Braçe për punimet në rrugë.

Braçe: Duhet ndryshim rrënjësor ne menaxhimin e fondeve të mirëmbajtjes së rrugëve!
“Janë para që vidhen lehtësisht, shpesh as që e merr vesh kush dhe mjafton të bjeri borë e ajo të ngrijë më pas për të kuptuar se paratë e mirëmbajtjes janë vjedhur!! Po atje ku nuk bie bore? Ja po u jap shembullin tim; Rruga nga rotonda e Cermës në Divjakë është nën një regjim të tillë mirëmbajtjeje.”- shkruan socialisti Braçe për mirëmbajtjen e rrugëve.
 
Në përfundim të statusit të tij, Braçe fton policinë e shtetit të verifikojë në rrugë konkretisht zbatimin e kësaj kontrate nga dita e parë e saj deri më sot, të ballafaqojë situata e faturat me gjendjen në rrugë.

brace fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)