Braçe: Parlamenti duhej shpërndarë
kur Berisha e Basha vranë shqiptarët

Braçe: Parlamenti duhej shpërndarë<br />kur Berisha e Basha vranë shqiptarët
Deputeti socialist, Erion Braçe i është përgjigjur ish kreut demokrat, Sali Berisha, i cili deklaroi se presidenti Nishani duhet të shpërndajë parlamentin.

Në një status në Facebook, Braçe shkruan se parlamenti duhej të shpërndahej kur Berisha dhe Basha vranë në Gërdec dhe në Bulevard.

"Parlamenti duhej të shpërndahej pas krimit masiv në Gërdec! Parlamenti duhej të shpërndahej pas pushkatimit publik në 21 Janar! Parlamenti duhej të shpërndahej pas refuzimit të qeverise për të zbatuar urdhër arrestet e Prokurorisë për pushkatarët e Gardës! Parlamenti duhej të shpërndahej pas marrëveshjes antikushtetuese e antikombëtare për kufirin detar në jug të Shqipërisë! Parlamenti duhej të shpërndahej pas refuzimit të Lulzim Bashës, Fatmir Mediut, etj., për tu gjykuar në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë për akuzat publike të Prokurorit të Republikës për korrupsion! Nuk u shpërnda! Çka ndodhur sot që duhet të shpërndahet? Ka ardhur në fund reforma e drejtësisë që i jep fund përfundimit të imunitetit të paanë të kriminelëve të politikës. Sa për situatën e konfliktit të interesit, meqë po e kërkoni vetë, gati dy të parët e PD që po përfitojnë pa hesap nga pasuria publike e shqiptarëve, në kundërshtim me Kushtetutën", shkruan socialisti, Braçe. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik