TIRANË – Deputeti Erion Braçe ka kërkuar vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj akuzave që ka lëshuar sot ish-Kryeministri Berisha në adresë të saj lidhur me arrestimin e Syrja Gjokës.
Braçe ka reaguar në Fb, pas deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, që mbështet punonjësen e saj Alba Ibrahimi, Kodheli dhe i kërkon ish-Kryeministrit Berisha të reflektojë mbi sjelljen e tij për akuzat që lëshoi ndaj saj.
Ai e ka konsideruar si “të pashembullt, që nuk ka ndodhur kurre më parë në 24 vjet, që Ambasada e SHBA-së në Tirane të kapë ne flagrance Sali Berishen ne nje shpifje te pashembullt”dhe thekson faktin se “pas secilit prej nesh në sallën e Kuvendit, tani është edhe një institucion tjetër ndërkombëtar, i sulmuar për të disatën herë nga Sali Berisha, që hedh në erë shpifjet e ndyra të tij!”
Nga ana tjetër,” – nënvizon Braçe, - “jam i shokuar se si Prokuroria e Republikës nuk reagon per shpifjet e Sali Berishës edhe kur përmendet vetë si institucion.”

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com