Dokumenti i parë mban datën 19 korrik 2007, i cili përcakton se numri i taksive 4+1 është 1 për 1000 banorë, ndërsa numri i taksive 8+1 është sa 50 për qind e numrit të taksive 4+1.
Ndërkohë, në urdhrin që mban datën 28 prill 2008, përcaktohet se numri i taksive 4+1 është i pakufizuar, ndërsa numri i taksive 8+1 duhet të jetë sa 10 për qind e numrit të taksive 4+1.
Në statusin e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe bën me dije se numri aktual i taksive 4+1, është 3 739. Ndërsa në bazë të po këtij urdhri, i bie që në Shqipëri, të qarkullojnë vetëm 373 furgonë taksi.
Në këtë mënyrë, sipas Braçes, vendimi për numrin tepër të vogël të furgonëve të licencuar është pikërisht i ministrave të Berishës, ndaj ata nuk kanë pse ta kërkojnë fajin te masat që po merr qeveria Rama për uljen e numrit të aksidenteve.
(Dy urdhrat e ministrisë së Transporteve të vitit 2007, të publikuar në "FB" nga Erjon Braçe")
Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)