Braçe pyet Berishën: Mendon ende
se protestuesit u vranë nga afër?

Braçe pyet Berishën: Mendon ende<br />se protestuesit u vranë nga afër?
TIRANE - Deputeti socialist Erjon Braçe ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit një rrëfim të sinqertë të ish-kryeministrit Berisha me qëllim zbardhjen e vrasjeve në Bulevard. Menjëherë pas fjalës së Berishës për 21 janarin Braçe i ka drejtuar një sërë pyetjesh ikryeministrit të asaj kohe Sali Berisha të marra nga deklaratat e tij në media që nga mbrëmja e 21 janarit.

“I vetmi njeri që nuk duhet të merrte fjalën sot ktu sipas meje do ishte kryeministri i asaj kohe.Pse? Sepse  krimi mes bulevardit është i pazbardhur i pa hetuar sic duhet, në kushtet e parashikuara nga ligji, një krim i pagjykuar, në shkallë të parë të dytë dhe në harresë në Gjykatën e lartë.

Berisha ndoshta mund të fliste por të gjithë qytetarët familjarët e katër të vrarëve, duhet të dëgjonin rrëfimin që i mungon Gjykatës dhe të gjithëve. Por që ka marrë përsipër pushkatimin. Në rrëfimin e tij ai ka dhënë 4 dëshmi të ndryshme jo vetëm kjo por ka marrë përsipër dhe vrasësit e pushkatarëve të tij.


Lidhur me autorët e vrasjeve në Bulevard Braçe shprehu shqetësimin e tij për mosvënein para drejtësisë madje në dy raste dhe mosidentifikimin ende të tyre pas 5 vitesh.

"Ka autor të vrasjes të shpallur të fajshëm por pa dijeni vetëm për Ziver Veizin. Ndërsa për Nikën, Deden etj nuk ka vrasës. Ashtu si të tjerë që kanë qënë në të njëjtin vend nuk ka vrasës. Nga 4 të vrarë dy s'kanë vrasës, askush ska marrë përsipër kush ka vrarë më 21 janar Edhe për të gjithë të plagosurit nuk ka vrasës ska autorë, kjo ëhstë situata për pushkatimin pa gjyq në Bulevard. Ajo që është më e rënda është se dhe ata që janë dënuar në mënyrë qesharake sot janë të lirë.Gjykata e lartë ka që nga prilli i 2013 nuk merr përsipër të gjykojë dosjen për vrasësit e identifikuar të paktën për vrasësit e 21 janarit.

Pse ka ndodhur?Se është hetuar gabim, është sabotuar qëllimisht, sështë lejuar të hetohet, se janë shkatërruar një sërë institucioneësh që mos kishte drejtësi.Berisha dhe Basha kanë dhënë versione të ndryshem nga dita në ditë në harkun e 5 viteve"-shprehet Braçe

Ja pyetjet e Braçes për ish-kryeministrin Berisha referuar deklaratave të këtij të fundit nga mbrëmja e 21 janarit
"Unë kam marrë deklarata e Berishës në media nga data 21 janar në darkë dhe deri në 22 janarë një ditë pas vrasjes Kërrkush nuk ka marrë guximin ta ballafaqojë me deklaratat e tij, ky ëhstë momenti të marrim me ndershmëri një përgjigjje të qartë

Më 21 janar mbrëmje Berisha i tha mediave: Të dhënat paraprake, viktimat u qëlluan nga afër me pistoleta që nuk i ka garda.

I qëndron kësaj deklarate se viktimat u qëlluan nga afër? 
Kjo deklaratë për tiu shmangur drejtësisë.


Më vonë Berisha thotë: Kjo do faktohet, plumbi ka qënë i dobët, pistoleta me silenciator, por këtu do kemi hetim se plumbat janë të thjeshtë.

E pyes i qëndron kësaj deklarate: "Kishin pistoleta me silenciator?
Minuta më vonë Berisha thotë: Ndjej keqardhje për cdo viktimë por përgjergjësia qëndron mbi ata që organizuan skenarët. I qëndron deklaratës se Fatos Mahmutaj që ke dëgjuar live nuk ëhstë plagosur me plumb por e kanë shtyrë? Eshtë azilant politik në Belgjikë, ishte dëshmitar politik direkt

Si nuk gjete një gjurmë të vetme gjaku në muret e kryeministrisë? A i qëndron deklaratës se kryeministrin donin ta vrisnin me armë?

Si ka mundësi se kryeministri flet për ekzistencën e një plani për të goditur cilindo që do ishte aty, për një ngjarje që ti je i vetmi që nuk pyetesh?
Ti as nuk përgjigjesh as nuk shkon para drejtësisë

Braçe në mbyllje të fjalës së tij të gjatë në foltoren e Kuvendit ishte mjaft i ashpër ndaj ish-kryeministrit Berisha kur foli për reformën duke u shprehur s evetë prania e tij po pengon reformën në drejtësi

"Vrasjen me dashje të katër qytetarëve e organizove ti, gjykatësit që do e hetonin i emërove po prap ti. Të gjitha trupat gjykues i ke emëruar ti, ata që s’merren me zbardhjen e çështjes. Pikerisht se je ti nuk ka reformë në drejtësi në këtë vend. Duhet të ecet para për këtë vend nga KLD te Gjykata e Lartë. Arrestove shumë veta por sgjete asgjë. S’gjete plumba në godinën e kryeministrisë. Kujtoja se do kishit pendesë por ju s’jeni nga ata njerëz, cilido në botë që vret nga pakujdesia, rrëfen dhe kërkon ndjesë. Keni vrarë me dashje. Nuk na bindni dot me asnjë nga gjykatësit që keni emëruar vetë. Kjo nuk ju lë që të bëni reformë, se keni njerëzit tuaj, sju lë të pranoni një herë të vetme se keni vrarë me dashje.Nuk do ta pohojë dot kurrë se nuk ëhstë ai që urdhëroi perdet e zjarrit për të cilët ka folur këtu."-tha Braçe

Braçe e ka mbyllur fjalën e tij duke kërkuar një minut heshtje në ndetr të katër të vrarëve dhe me shprehjen:

“Turpi mbuloftë vrasësit e tyre”

Paloka: Pyesni kryetarin tuaj për 21 janarin 
Deputeti demokrat Edi Paloka tha se PD është e angazhuar për të vendosur drejtësinë dhe se Prokurorët as në atë kohë as tani nuk kanë qënë dhe nuk janë në dorën e demokratëve.

"Pas 3 vitesh në pushtet dhe shumë angazhimet të marra për zbardhjen e 21 janarit bën mirë që kolegu im pyetjet t'ja drejtojë kryetarit të tij të partisë, t'i bëjë dhe ca pyetje shtesë se pse disa nga ata emra janë kryetar të PS-së. Kjo është cështje që jemi shprehur qartazi se duhet ta zbardhë drejtësia, kemi pasur angazhimin tonë, drejtësia as në atë kohë as në këtë kohë nuk ka qenë në dorën tonë. Prokurorët kanë qenë nën dorën tuaj dhe merrnin urdhra nga ju. Drejtojuni kryetarit tuaj që e ndërmorri atë protestë, nëse e keni për të sulmuar aleatin tuaj kjo është puna juaj."-tha Paloka 

Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital