TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, udhëton drejt Brukselit pa një truprojë. Lajmi bëhet i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkruan se kryeministri Rama udhëton drejt Brukselit pa një truprojë, ndryshe nga sa ndodhte me paraardhësin e tij.
“Kryeministri i ri udhëton për në Bruksel pa truprojë, si çdo shqiptar, ndryshe nga paraardhësi i tij që mbrohej me truprojë kudo, brenda e jashtë vendit”, shkruan Braçe.
Ndërsa, në vijim deputeti i PS, konfirmon edhe një tjetër zhvillim në godinën e kryeministrisë, prej nga janë larguar hekurat nga muri rrethues.
“E dyta, ajo që patë, selia e Kryeministrit çlirohet nga rrethimi i hekurt”, shkruan më tej Braçe.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com