Braçe: SHISH duhet të rithemelohet,
dyshimet t'i shoqëronte me prova

TIRANË –  Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar rithemelimin e Shërbimit Informativ Shtetëror mbi parime profesionale dhe ligjore pas “furtunës” që shkaktoi ditët e fundit me dyshimet e hedhura pa asnjë provë konkrete.

Duke u mbështetur në deklaratën që ka bërë sot, Drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi, Braçe  përsëriti edhe njëhërë se ka thënë të vërtetën që ditën e parë, kur, si i pari politikan i majtë, pohoi se kishte dijeni të plotë për përmbajtjen e shkresës së SHISH-it dhe se ajo nuk vërtetonte kurrfarë trafiku nga bazat ushtarake. Braçe: Ja letra e SHISH për PD, nuk ka trafik droge nga ushtria

Por,  ajo që përbën problem tashmë për deputetin, nuk është më shkresa që krijoi furtunën, por fakti që “SHISH paska detyrë të përcjellë informacione edhe mbi "dyshime te arsyeshme”!

Braçe ka theksuar në një mesazh të tij në FB se “nuk mund të ketë asnjëherë "dyshime te arsyeshme" që nuk mbështeten qoftë edhe në një provë të vetme, pasi "dyshime të arsyeshme" është një term tërësisht abuziv që prodhon spekulime.

"Dyshime të arsyeshme" nuk mund të bëhen praktikë pune e nëse kjo është bërë,”- thekson ai, - “ atëherë kjo agjensi duhet te rithemelohet mbi te tjera parime profesionale dhe ligjore.”

Dy ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë u kthye në një arenë të vërtetë debatesh ndërmjet të djathtëve dhe të majtëve. Opozita, e kryesuar nga ish-Kryeministri Berisha, në rreth 14 orë diskutime, thuajse nuk iu nda akuzave ndaj Kryeministrit për trafik droge nga bazat ushtarake. Ish-Kryeministri Berisha nuk dëfteu gjatë gjithë asaj seance maratonë asnjë moment lodhjeje deri në minutat e fundit kur ai deklaroi se opozita do të merrte pjesë në komisionin hetimor për trafikun e drogës nga Forcat e Armatosura me kushtin që në të, të mos përfshihej asnjë deputet i majtë i përfshirë në trafik. Lexo: Berisha: Do hyjmë në komisonin hetimor, po me një kusht

Redaksia online
(armanda shtëmbari/Shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë