TIRANË - Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj lajmit se qeveria me një vendim të papublikuar i ka dhënë Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Partisë Demokratike për ta bërë seli të saj. Ai e ka quajtur një "grabitje" dhe "antiligjore" dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
KOMENTI I ERION BRAÇES
Sali Berisha grabit një superpronë mu në mes të Tiranës: Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë! E grabit për të bërë atje zyrën e tij te re, zyren ne Seline e Partise Demokratike.
Dua të them: Vendimi është tërësisht anti-ligjor: Shtëpia Qendrore e Ushtrisë është në hartën e pronave të Ministrisësë Mbrojtjes si Repart Ushtarak;
Si e tillë, për ta nxjerrë nga plani i shpërndarjes së pronave të MM duhet të firmosë Shefi i Shtabit të Ushtrisë, ministri i Mbrojtjes, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë;
Në dijeninë time, Shefi i Shtabit nuk ka firmosur për këtë pronë; për Presidentin duhet të flasë ai vetë, ndërsa ministri i Mbrojtjes, një hajdut banal, firma është gjëja më e thjeshtë për t’u hedhur.
Pooor; Mjafton firma e munguar e shefit të Shtabit, që i gjithë operacioni të jetë i paligjshëm.
Në anë tjetër; kjo është prona e fundit e Ushtrisë e grabitur nën "qeverisjen" e Arben Imamit;
Me këtë akt, të propozuar nga Lulëzim Basha, Imami po ble postin e sekretarit të përgjithshëm në PD; Berisha e Basha tani e kanë zërin e tyre.
Poooor; ky akt bën apel për drejtësi!
Ky akt jo vetëm dëshmon për përdorimin e vijueshëm të Ushtrisë, burimeve të saj për qëllime politike. Ky është një shpërdorim ekstrem i detyrës.
Poooor; ky akt dëshmon edhe se si grabitet një pronë publike, pronë e qytetarëve të këtij vendi për një seli partie, selinë e Partisë Demokratike.
Kjo grabitje duhet ndëshkuar! Arben Imami është përgjegjësi dhe ndaj tij duhet hetim penal menjëherë!
Dhe jo vetem për këtë!
Fusnote: une dyshoj se si ky vendim i pabërë publik nga mbledhja e djeshme e Qeverisë është edhe një tjetër; për pasurinë më të madhe kombëtare të shqiptarëve, naftën.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com