Braçe: Transparencë për SHIK
hetim vrasjes së Remzi Hoxhës

Braçe: Transparencë për SHIK<br />hetim vrasjes së Remzi Hoxhës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka marrë shkas nga Senati Amerikan, duke shtruar alternativën se kur do t’i nënshtrohet transparencës Shërbimi Informativ Kombëtar në Shqipëri dhe aktiviteti kriminal i këtij institucioni në periudhën 1992-1997, duke rihapur edhe dosjen per vrasien e Remzi Hoxhës.

“Po ne çdo bëjmë? Thjeshtë do administrojmë Senatin Amerikan?! Po Shërbimi Informativ Kombëtar këtu në Shqipëri, kur do t’i nënshtrohet transparencës?! Natyrisht që deklasifikimi i raportit të Komitetit të Inteligjencës në Senatin e SHBA mbi metodat e marrjes në pyetje është një akt i fortë”, shprehet Braçe në postimin e tij në rrjetin social Facebook

. “Por, nuk mjafton vetëm për t’u admiruar. Nuk dua ta anashkaloj rolin e Shqipërisë. Por, me intereson tjetër gjë; Ne nuk mund vetëm të admirojmë veprimet apo shembullin e të tjerëve”.

Duhet të ndryshojmë e të veprojmë, shkruan Braçe, për të vijuar me tej se “Shërbimi Informativ Kombëtar ka qenë një prej strukturave me kriminale në vitet 1992-1997, mbështetur fort në rekrutime kriminale, metoda kriminale, përfshirë në vrasje e zhdukje personash, aktivitet kriminal në fushën ekonomike e të trafiqeve të ndaluara, për të ardhur në përfshirjen kriminale në rezistencën e regjimit të parë të Sali Berishës ndaj revoltës popullore të dimrit 1996-pranveres 1997!!. Kurrë asnjëherë nuk u hodh dritë për rekrutimet, metodat, vrasjet, aktivitetin kriminal të këtij institucioni!! Të paktën për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës” .

Natyrisht, shprehet Braçe “Reputacioni dhe autoriteti i komisioneve tona hetimore as që i afrohet reputacionit, besueshmërisë dhe autoritetit të atyre të Senatit të SHBA-së. Por, duhet të ketë një ditë të parë edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Duhet transparencë për çeshtjet e vjetra, deri tek këto të fundi”.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës